Legjionarët/ Hamburg do Canën, Lazio do 2.8 milionë euro
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Prill 2013 23:44   Shtyp
lorikcanaj_lacioKlubi i Hamburgut ia ka vënë syrin yllit të Lazios dhe kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Canës. Vetë shefi sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen, sipas informatave të “MOPO”, ka shprehur interesimin për shërbimet e shqiptarit nga Kosova. HSV mund të marr Canën nëse është i gatshëm të paguajë 2.8 milionë euro si kompensim në arkën e klubit italian. Duket se Cana ka vendosur kontakte me Bundesligën. Ai ka sinjalizuar, shkruan shtypi gjerman, se me çdo kusht dëshiron të luajë në Gjermani. Këtë raportojnë mediat gjermane.Hamburgu ka qenë i interesuar për Lorik Canën që në vitin 2009, por në atë rast pati dështuar kalimi i shqiptarit në këtë klub Canës, kontrata me Lazion i mbaron në vitin 2016
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide