Angli/ Aleks Ferguson: Januzaj, një talent për ne
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Maj 2013 15:46   Shtyp

ball_goalTalenti shqiptar Adnan Januzaj, i cili është pjesë e Mançester Junajtid, është një prej lojtarëve te të cilët trajneri Aleks Ferguson kërkon të ndërtojë të ardhmen e skuadrës së tij. Kemi disa lojtarë shumë të talentuar nga akademia, ndër të cilët duhet të flas me superlativa për djaloshin e talentuar Adnan Januzaj. Ai është mjaft premtues, një talent i madh dhe do të promovohet sezonin e ardhshëm me ekipin e parë", - është shprehur Ferguson. Januzaj u bashkua me akademinë e Junajtid në vitin 2010 nga të rinjtë e Anderlehtit dhe ka rënë në sytë e skocezit për aftësitë e tij.

komente