Slloveni/ Ibrahimi në finalen e Kupës së Sllovenisë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Maj 2013 08:12   Shtyp

ball_goalAgim Ibrahimi me ekipin e tij Marribor ka mundur skuadrën e Triglavit me rezultat 3-0, ne ndeshjen e kthimit të Kupës së Sllovenisë, kështu me rezultat të përgjithshëm 5-2 nga dyja takimet, skuadra e tetovarit ka kaluar në finale ku për kundërshtar do ta kenë skuadrën e Celjes. Kjo e fundit në gjysmëfinale eliminoi Alluminj.

Ndryshe, për Marriborin het-trik kishte shënuar Tavaresh, ndërkohë që futbollisti shqiptar Ibrahimi goditi transferzalen, edhe atë në fillim të ndeshjes (minuta e 9’). Ibrahimi për mediat sllovene pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me suksesin e arritur duke shpresuar se edhe në takimin final do të triumfojnë.

“Ishim më të mirë se kundërshtari ynë, ishim të motivuar maksimalisht dhe ja arritëm qëllimit që të kalojmë në finale. Tani na pret një takim i vështirë ndaj Celjes. Kemi kualitetin e duhur dhe besoj se do të dalim fitues”, tha Agim Ibrahimi.

komente