Legjionaret/ Ujkani drejt rikthimit tek Palermo
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 16 Maj 2013 22:28   Shtyp
sajmir_ujkani2Saimir Ujkani sipas mediave italiane do te rikthehet serish tek skuadra e Palermos sezonin e ardhshem. Portieri i kombetares shqiptare do te lere Kievon ku ishte dhene huazim per te luajtur me skuadren qe posedon kartonin e tij. Kosovari nuk gjeti hapesira prej Janarit dhe u largua. Me renien e Palermos ne Serine B, per Ujkanin do te kete vend ne skuader. Ky eshte vendimi qe ka marre presidenti Maurizio Zamparini dhe lajmi eshte raportuar nga portal GolSicilia.it. Per Ujkanin nuk do te jete hera e pare ne Serine B, aty ku ai luajti dhe u be i njohur me skuadren e Novares pak vite me pare.

 

komente