Legjionarët/ Vareze interesohet për Erjon Bogdanin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Maj 2013 20:42   Shtyp
erion_bogdani_sienaEdhe pse është 36 vjeç, Erjon Bogani ka ende admirues në futbollin Italian. Aktualisht te Siena që sezonin tjetër do të zbresë një kategori më poshtë dhe mund të largojë sulmuesin në kuadër të ndryshimeve në skuadër, sulmuesi kuqezi mund të luaj në Serinë B por me një tjetër fanellë. Dy janë ekipet më konkrete që interesohen për Bogun, Varese që këtë vit iu afrua shumë zones playoff për t’u ngjitur në Serinë A dhe Cesena. Për këtë të fundit do të ishte një rikthim sepse Bogdani ka luajtur dy sezone në 2010-2012 ku shënoi 8 gola në 49 ndeshje. Ajo që pritet me siguri është largimi i tij nga Siena pas fundit të kampionatit.
komente