Legjionaret/ Loret Sadiku ne dyshim per Norvegjine
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Maj 2013 21:29   Shtyp
loret_sadikuNje nga pese lojtaret qe do te marre per here te pare ndaj Norvegjise trajneri Xhani De Biazi rrezikon seriozisht te mungoj. Mbrojtesi i talentuar Loret Sadiku nuk po ploteson dot ne kohe dokumentacionin per tu pajisur me pas me pashaporten shqiptare. Per mediat kosovare, 21 vjecari ka rrefyer problemet qe po has ditet e fundit per te realizuar endrren e tij qe do ta bej ate shqiptar dhe do ti jape mundesine te luaj me pas per kuqezinjte. “Policia e Suedise po me vonon procedurat per te plotesuar dokumentat. Eshte kohe e shkurter dhe nuk besoj se do arrij t’i kompletoj te gjitha dokumentet per t’u pajisur me pasaporte shqiptare, para ndeshjes me Norvegjine”, ka deklaruar Loret Sadiku, mbrojtesi talentuar qe aktivizohet ne kampionatin suedez.
komente