Novara e shqiptareve vazhdon kryesimin e vetme
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Dhjetor 2009 15:54   Shtyp

rijat_shala.1Ne stadiumin “Silvio Piola” te Novares, mbreme u zhvillua ndeshja, Novara-Areco. Tek Novara u aktivizuan me minuta te plota te dy lojatert shqipetar, portjeri i kombetares kuqezi, Sajmir Ujkani dhe mesfushori Rijat Shala. Ndeshja mbaroi ne barazim pa gola dhe ne kete menyre Novara vazhdon kryesimin me tri pike me teper se Kremoneze dhe Vareze.Ne minuten 94-ter,  te takimit Shala u ndeshkua me karton te verdhe. Me kete barazim pa gola vazhdon edhe rekordi i mbrojtjes te ekipit kryesues qe ka vetem 7 gola te pesuara ne 16-te ndeshje dhe padyshim per kete ka merita portjeri shqiptar Ujkani. Javen e ardhshme Novara do te udhetojne drejt Paganit per te luajtur kunder ekipit lokal te Paganezes. Me Paganezen aktivizohet mesfushori vlonjat, Ledjan Memushaj.

Kel Naraci

komente