Legjionarët/ Salihi shënon sërish gol tre pikësh në Kinë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Qershor 2013 22:14   Shtyp
hamdi_salihi_kineHamdi Salihi ka shënuar sërish. Shkodrani nuk di të ndalet në Kinë dhe të shtunën ka shënuar golin e fitores në minutën e 93-të për skuadërn e tij Jiangsu Sainty. Pak para se të përfundonte takimi, shkodrani ka realizuar një gol tepër të rëndësishëm dhe me të ka arritur në shifrën e gjashtë rrjetave sezonale në Kinë. Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi është nisur drejt Shqipërisë ku do të grumbullohet me kuqezinjtë dhe do të vihet nën urdhrat e De Biazit. Goli shënuar prej tij është një lajm i mirë për Shqipërinë pasi forma e Salihit dhe premtimi tij për një gol ndaj Norvegjisë është një shenjë tepër pozitive.
komente