Norvegjia/ Daniel Braten : Në Tiranë na pret “ferri”, por ne vijmë për 3-pikë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 06 Qershor 2013 22:10   Shtyp

ball_goalNga krahu tjetër janë norvegjezët, që në Tiranë deklarojnë se vijnë për 3 pikë. Por ata e dinë se në Tiranë i pret “ferri” dhe janë përgatitur për “luftë”. Ka qenë sulmuesi i kësaj skuadre, Daniel Braten, i cili ka deklaruar se Norvegjia nuk duhet të presë buqeta me lule në Tiranë.

“Unë vazhdoj të jem i bindur se në Olso kemi qenë të pafat ndaj Shqipërisë. Kemi humbur shumë raste dhe nuk e meritonim atë humbje. Gjithsesi, nuk duhet të mendojmë shumë për atë takim, pasi pikët nuk kthehen më. Unë besoj se pavarësisht asaj humbje jemi plotësisht në garë për një vend në Brazil. Mjafton të fitojmë në Tiranë dhe jemi sërish brenda”, - ka thënë Braten, i cili kujton tifozërinë kuqezi: “Ata ishin të shumtë edhe në Oslo, ndërsa në Tiranë e dimë fare mirë çfarë në pret. Kjo natyrisht e bën edhe më të vështirë, por ne jemi të vendosur në misionin tonë.”

komente