Gjermani/ Goli i Gramoz Kurtajt i shtyn tifozët e Hansës të kërcënojnë lojtarët
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Qershor 2013 22:14   Shtyp

ball goalGramoz Kurtaj futbollist i TSG Nojsterliç që garon në ligën e katërt gjermane dhe i huazuar nga Hertha Berlin e ka sjell ekipin e tij në epërsi në finalen e Kupës së Meklenburg Vorpommern kundër ish Kampiones së Gjermanisë Lindore dhe anëtares disa vjeçare të Bundesliges, FC Hansa Rostock 3:0. Pas golit të Kurtajt, tifozët e Rostokit që janë në ligën e tretë janë futur në fushë dhe kane sulmuar futbollistët dhe tek goli i trete, është dashur ndërhyrja e njësisë speciale të Gjermanisë, që ti mbroj futbollistët e Hansa Rostock që janë sulmuar në fushë dhe kanë shpëtuar nga rrahja vetëm fal njësise speciale. Kurtaj do marrë pjesë në Raundin e parë të Kupës së Gjermanisë dhe shpreson që të ketë si kundershtarë FC Bayern München.

Sami Baçaj

komente