Gjermani/ Galatasaray kërkon të huazojë Shaqirin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Qershor 2013 22:59   Shtyp

XHerdan SHAQIRIMediat në Turqi të martën kanë raportuar se skuadra turke Galatasary është e interesuar ta huazojë mesfushorin kosovar të Bayern Muenchen, Xherdan Shaqiri, e më pas ta blejë atë. Por, reagimi i vëllait të Shaqirit, Erdnit, që është edhe menaxher i tij, ka qenë i menjëhershëm. Erdin Shaqiri ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë që Galatasaray ka biseduar me të dhe Xherdan Shaqirin.

“Këto nuk janë të vërteta, askush nuk ka folur me ne. Ne nuk kemi asnjë problem me Bayernin dhe jemi të lumtur. Nuk më ka telefonuar askush nga drejtuesit e Galatasarayt”, ka thënë Erdin Shaqiri, njoftoi të martën “sporx.com”.

Shaqiri 21-vjeçar gjatë verës së vitit të shkuar kërkohej me ngulm nga skuadra turke, Galatasaray, por ai u transferua nga skuadra e Bazelit tek ajo gjermane, Bayern Muenchen. Lojtari i kombëtares Zvicerane me skuadrën e Bayernit ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

komente