Serbi/ Blatter, kërkon të luajnë kombëtaret e reja të Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Qershor 2013 23:11   Shtyp

ffkPjesëmarrja zyrtare e seleksioneve të reja të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka qenë në qendër të bisedimeve të kryetarit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiç. Kreun e FIFA-s në këtë takim e ka shoqëruar njeriu i parë i federatës serbe të futbollit, Tomislav Karaxhiç, transmeton gazeta beogradase Blic Sipas gazetës, këtë e ka konfirmuar edhe Blatter. “Në bisedime me kryeiministrin serb e kam lutur atë për të gjetur një zgjidhje solidare për ndeshjet e futbollistëve nga Kosova, në mënyrë që t’ua bëjmë të mundshme të rinjve atje të luajnë futboll. Një problem i këtillë i ndieshëm nuk mund të zgjidhet brenda natës, por hap pas hapi”, ka thënë Blatter sipas gzetës serbe. Kreu i futbollit serb, Karaxhiç, sipas Blicit, ka thënë se kjo çështje është duke u biseduar tashmë tre vjet, por zgjidhja duhet të bëhet paralelisht me zgjidhjen politike. “Derisa OKB mos ta njohë Kosovën, është e qartë se seleksionet e tyre dhe as klubet nuk mund të zhvillojnë ndeshje zyrtare, as që t’i nënshtrohen ndanjë shorti për kualifikime për gara të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë Karaxhiç.

komente