Angli/ Blackburn synon të huazojë Veselin e Januzajn
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Qershor 2013 11:58   Shtyp

adnan januzajBlackburni është në kërkim të lojtarëve të rinj, të cilët mund të bëjnë përvojë në Championship (liga e dytë angleze), pasi Rovers ranë nga liga sezonin e fundit. Për këtë, menaxheri Gary Bowyer është në kërkim të disa lojatrëve të rinj të Manchester United, të cilët synon t'i huazojë. "Manchester United ka disa lojtarë të talentuar në ekipin rezervë për të cilët kam dijeni se janë kualitativë. Ne synojmë t'i sjellim disa prej tyre që të fitojnë përvojë në Championship", ka thënë Bowyer, transmeton "Express". 18 vjeçari Adnan Januzaj u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit tek ekipi i dytë i "Djajve të Kuq" javë më parë. Ai konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të klubit nga Old Trafford. Në pamundësi për të luajtur rregullisht me ekipin e parë, menaxheri i ri David Moyes mund të vendos ta huazojë tek klubi londinez, për të bërë përvojë. Ndërkaq, 20 vjeçari Frederik Veseli nuk hyn në planet e Unitedit, kështu që mund të largohet në drejtim të Blackburnit gjatë kësaj vere. Januzaj është mesfushor ofensiv, ndersa Veseli mund të luajë si mbrojtës krahu dhe mesfushor difensiv.

komente