Austri/ Shqiptaret ne kontroll, Salihi kryeson
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Dhjetor 2009 07:51   Shtyp

hamdi_salihi_rapidSulmuesi i kombetares se Shqiperise, Hamdi Salihi eshte aktualisht golashenuesi me i mire i huaj i Bundesliga Tipp 3 te Austrise. Salihi ka shenuar 12 gola ne total duke qene aktualisht ne vend te dyte te listes kryesore te shenuesave me te mire te Liges. Goleadori shqiptar ka realizuar 10 gola me skuadren e tij aktuale Rapid Viena dhe 2 gola me SV Ried ne fillimet e kampionatit perpara se te kalonte tek krysuesit e Bundesligas.

Nderkohe, nje emer tjeter i spikatur eshte edhe sulmuesi i talentuar Mensur Kurtishi, i cili me dygoleshin e tij te realizuar ne fundjave gjate fitores 4-0 ndaj Lask, ai ngjitet ne kuoten e gjashte golave, tre ne dy ndeshjet e fundit, ne total jane sa gjysma e atyre qe ka shenuar Salihi.

Nje tjeter golashenues me perspektive eshte edhe golashenuesi me i mire i Austrise U-21, Atdhe Nuhiu, i cili eshte nje nga lojtaret me te ardhme per Austrine. Ai duhet te mbulonte nje barre te madhe per SV Ried, pas largimit te Salihit dhe per aq ndeshje sa eshte aktivizuar ka treguar nje nivel te kenaqshem duke shenuar pese gola ne 13 ndeshje te zhvilluara.

Te tre keta lojtare ndodhen ne liste midis 20 goleadoreve te Liges, duke ndjekur rrugen e paraardhesve te tyre protagoniste ne kampionetet e meparshme Austriake, Kliton Bozgo dhe Auron Miloti.

Kel Naraci

komente