Thomas Gerstner: Berisha i shkelqyer ne stervitje dhe ne disipline
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Dhjetor 2009 03:41   Shtyp

besart_berisha_training_thumbTrajneri i skuadres Arminia Belefield e cila ne pese ndeshjet e fundit ka arritur 3 humbje dhe 2 barazime kur kishte fituar 8 nga 9 ndeshjet e meparshme eshte vene ne qender te vemendjes nga media locale. Presioni ndaj Thomas Gerstner eshte rritur se tepermi karshi lojtareve te cilet jane aktivizuar rralle, nderkohe qe pretendimet per paraqitjen e tyre ishin te medha perpara arritjes se tyre ne skuader. Sulmuesi i kombetares se Shqiperise Besart Berisha eshte nje nder ata lojtare qe aktivizimin e tij e ka pare me pikatore, tek ka luajtur ne 6 ndeshje si zevendesues me nje mesatare 11 minuta per ndeshje. “Berisha eshte nje lojtar qe ka nje metode pune te shkelqyer ne stervitje dhe disiplina e tij eshte shembullore. Ne fillim gjendja e tij nuk ishte ne ate nivel qe une e prisja dhe skuadra fitonte. Une nuk desha ta prishja sistemin prandaj dhe paraqitja e tij ka qene jo e plote, por loja e tij ka patur ngritje dhe duke patur parasysh deshiren e tij ne na duhen te gjithe lojtaret qe kemi ne dispozicion per te vazhduar misionin tone ne pjesen tjeter te sezonit dhe berisha eshte pjese perberese », u shpreh trajneri i skuadres Arminia Belefield qe ka 30 pike dhe ndodhet ne vendin e trete ne klasifikimin e Bundesliga 2 me pike te barabarta me Fortuna Dusseldorf, tre me pak se St. Pauli qe ndodhet ne vend te dyte.

Kel Naraçi

komente