Tuchel: "Jo" lavderime per Hyken, duhet te luaj keshtu gjithmonë!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Janar 2010 04:54   Shtyp

jahmir_hyka_jorn_andersen_trajneri_thumbTrajneri i Mainz Thomas Tuchel, pas fitores 5-1 ne miqesore te skuadres se tij ndaj Fortuna Dusseldorf, ka qene i kenaqur nga loja qe ka zhvilluar mesfushori i kombetares se Shqiperise Jahmir Hyka, por kerkon qe lojtari ate forme te mire qe paraqiti ne pjesen e pare ta shfaqi rregullisht ne cdo takim. “Nuk dua ta lavderoj shume. Ajo qe ai tregoi sot ne fushen e lojes ishte e admirueshme, por ne e kerkojme ate prezantim pozitiv ne cdo ndeshje. Ai duhet qe te luaje sic luajti sot ku te dali nga zona e lojes se tij dhe te jete me aktiv dhe agresiv”, theksoi trajneri Tuchel i cili u detyrua ta zevendesoje lojtarin shqiptar ne fillim te pjeses se dyte (minuta 55-te) pas nje lendimi qe pesoi. “Me duhej ta zevendesoja. Ishte e detyrueshme. Ndonese, Axel Schuster me komunikoi me pas qe nuk eshte asgje serioze dhe kjo ishte pozitive”, perfundoi prononcimin e  tij per mediat trajneri Thomas Tuchel


(Ne foto: Hyka me ish trajnerin Andersen)

Genti Mebelli

komente