Statistika/ Shqiperi-Moldavi, dy fitore te kuqezinjve
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Gusht 2012 15:17   Shtyp

shqiperiaShqipëria është ndeshur dy herë me Moldavinë, që të dyja takimet kanë qenë zyrtare, të vlefshme për Euro 1996, dhe janë fituar nga Kombëtarja jonë: 3-0 në Tiranë (29 mars 1995), me dy golat e realizuar nga Sokol Kushta (31’ e 80’) dhe golin e mbrojtësit Salvador Kaçaj (41’).

Në Kishinau (7 qershor 1995), është Rudi Vata (71’) ai që firmosi golin e 3-2 për Shqipërinë, kur më parë kishin shënuar Sokol Kushta dhe Arjan Bellaj. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë në një ndeshje në transfertë. Trajner i Kombëtares sonë ishte Neptun Bajko.

komente