Hysi / Zabërgja: Jam kthyer në formën e mëparshme
nga Yll Begu   E diel, 20 Mars 2011 23:11   Shtyp

enis_zaberxhaSulmuesi i Hysit, Enis Zabërgja është shprehur i kënaqur që skuadra e tij iu gëzua fitores në duelin e sotëm me Flamurtarin, me rezultat 3:0. Merita  të mëdha për këtë fitore kishte pikërisht, Zabërgja, i cili shënoi dy gola dhe falë tij u fitua penalltia që zhbllokojë rezultatin. “Fitorja jonë e sotme dhe njëherësh dështimi i Prishtinës ndaj Ballkanit e rihap luftën për titull.  Jam shumë i gëzuar që shënova dy gola në këtë fitore. Tash mendoj se jam kthyer në formën e mëparshme dhe do të punoj maksimalisht për të vazhduar me këtë ritëm. Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë, sepse Flamurtari është skuadër që lufton për mbetje në elitë dhe synonte arkëtimin e tri pikëve. Mirëpo, ne falë angazhimit maksimal të të gjithë lojtarëve ia arritëm t’i gëzohemi fitores dhe të vazhdojmë garën për titull”, tha Zabërgja.

komente