Hysi / Zabërgja: Jam kthyer në formën e mëparshme | ||||
|
Sulmuesi i Hysit, Enis Zabërgja është shprehur i kënaqur që skuadra e tij iu gëzua fitores në duelin e sotëm me Flamurtarin, me rezultat 3:0. Merita të mëdha për këtë fitore kishte pikërisht, Zabërgja, i cili shënoi dy gola dhe falë tij u fitua penalltia që zhbllokojë rezultatin. “Fitorja jonë e sotme dhe njëherësh dështimi i Prishtinës ndaj Ballkanit e rihap luftën për titull. Jam shumë i gëzuar që shënova dy gola në këtë fitore. Tash mendoj se jam kthyer në formën e mëparshme dhe do të punoj maksimalisht për të vazhduar me këtë ritëm. Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë, sepse Flamurtari është skuadër që lufton për mbetje në elitë dhe synonte arkëtimin e tri pikëve. Mirëpo, ne falë angazhimit maksimal të të gjithë lojtarëve ia arritëm t’i gëzohemi fitores dhe të vazhdojmë garën për titull”, tha Zabërgja. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3109 |