Bardhyl Kaçiu dhe Agron Skeraj s’e luajnë këmben nga Gjermania
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Janar 2010 14:24   Shtyp

bardhyl_kaciuMesfushorët Bardhyl Kaçiu dhe Agron Skeraj kanë vendosur përfundimisht të bëhen “kurbetçi”. Të dy mesfushorët janë në bisedime me disa skuadra të Ligës së Dytë gjermane. Brenda kësaj jave vendoset e ardhmja e tyre. Këtë e ka konfirmuar vet mesfushori Bardhyl Kaçiu.

“Unë dhe Agroni jemi në bisedime me shumë skuadra të Ligës së Dytë gjermane: me Duisburgun, Cottbusin dhe FSV Frankfurt, por ende asgjë konkrete rreth angazhimit tonë nuk ka. Deri të premten do të vendosim se për cilën skuadër do të nënshkruajmë”, ka thënë Bardhyl Kaçiu, i cili ka bërë të ditur se në skuadrën e Koblenzit janë vetëm duke u stërvitur për ta mbajtur formën.

“Me Koblenzin jemi vetëm duke u stërvitur dhe nuk do të nënshkruajmë kontratë”, ka shtuar ai.

Mesfushori Bardhyl Kaçiu, i cili në stinorin vjeshtor e djersiti fanellën e Trepçës në afatin kalimtar të verës, i kishte kaluar provat te skuadra e Besës së Kavajës, por për çudi të gjithëve ai vendosi të rikthehet në futbollin e Kosovës.

Veton Zymberi

komente