Bardhyl Kaçiu dhe Agron Skeraj s’e luajnë këmben nga Gjermania | ||||
|
Mesfushorët Bardhyl Kaçiu dhe Agron Skeraj kanë vendosur përfundimisht të bëhen “kurbetçi”. Të dy mesfushorët janë në bisedime me disa skuadra të Ligës së Dytë gjermane. Brenda kësaj jave vendoset e ardhmja e tyre. Këtë e ka konfirmuar vet mesfushori Bardhyl Kaçiu. “Unë dhe Agroni jemi në bisedime me shumë skuadra të Ligës së Dytë gjermane: me Duisburgun, Cottbusin dhe FSV Frankfurt, por ende asgjë konkrete rreth angazhimit tonë nuk ka. Deri të premten do të vendosim se për cilën skuadër do të nënshkruajmë”, ka thënë Bardhyl Kaçiu, i cili ka bërë të ditur se në skuadrën e Koblenzit janë vetëm duke u stërvitur për ta mbajtur formën. “Me Koblenzin jemi vetëm duke u stërvitur dhe nuk do të nënshkruajmë kontratë”, ka shtuar ai. Mesfushori Bardhyl Kaçiu, i cili në stinorin vjeshtor e djersiti fanellën e Trepçës në afatin kalimtar të verës, i kishte kaluar provat te skuadra e Besës së Kavajës, por për çudi të gjithëve ai vendosi të rikthehet në futbollin e Kosovës.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3407 |