Norvegjia/ Egil Olsen : Shqipëria meritoi fitoren | ||
|
“Kemi bërë një ndeshje mjaft të dobët. E nisëm lojën shumë keq, çka ishte mjaft e rëndësishme. Duhej të ishim ne që dominonim në fillim të takimit, por në fakt e bëri Shqipëria. Kemi bërë gjithashtu 4-5 gabime të pafalshme përgjatë 90 minutave, të cilat mund të na kushtonin”, – deklaroi norvegjezi. “Nuk e merituam barazimin, për vetë lojën që zhvilluam. E vetmja gjë e mirë që bëmë ishte pikërisht goli i barazimit, kur skuadra bëri një nga lëvizjet e duhura në zonë”, shtoi 71-vjeçari.Më pas ai pranon se fitorja e Sllovenisë kundër Islandës është një lajm i mirë. “Mund të them që jam i kënaqur që morëm një pikë në Tiranë, por edhe që Sllovenia ka fituar kundër Islandës, sepse ne ende jemi me llogari të hapur për t’u kualifikuar”, përfundoi Egil Olsen. |