Norvegjia/ Egil Olsen : Shqipëria meritoi fitoren | ||||
|
“Kemi bërë një ndeshje mjaft të dobët. E nisëm lojën shumë keq, çka ishte mjaft e rëndësishme. Duhej të ishim ne që dominonim në fillim të takimit, por në fakt e bëri Shqipëria. Kemi bërë gjithashtu 4-5 gabime të pafalshme përgjatë 90 minutave, të cilat mund të na kushtonin”, – deklaroi norvegjezi. “Nuk e merituam barazimin, për vetë lojën që zhvilluam. E vetmja gjë e mirë që bëmë ishte pikërisht goli i barazimit, kur skuadra bëri një nga lëvizjet e duhura në zonë”, shtoi 71-vjeçari.Më pas ai pranon se fitorja e Sllovenisë kundër Islandës është një lajm i mirë. “Mund të them që jam i kënaqur që morëm një pikë në Tiranë, por edhe që Sllovenia ka fituar kundër Islandës, sepse ne ende jemi me llogari të hapur për t’u kualifikuar”, përfundoi Egil Olsen. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4232 |