Kategoria Superiore/ Vllaznia-Kastrioti 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Dhjetor 2009 15:59   Shtyp

vllaznia_2009Vllaznia fiton me ekserience ndaj Kastriotit. 

Vllaznia me ne fund arrin te marre tri pike ndaj ekipit krutan.Edhe pse kuqeblute luajten me 10 lojtare pothuajse te gjithe ndeshjen arriten te mposhtnin ekipin mik fale eksperiences.Ne minuten e 8-te te takimit gjyqtari nga Elbasani,Enea Jorgji,nxori me karton te kuq debutuesin e Vllaznise,Ari Djepaxhian,per nje faull si lojtari i fundit. Por eksperienca e lojtarve te ekipit vendas beri qe ato te arrinin ne shenimit e golit ne minuten e 37-te te pjeses pare nga nje harkim ne zone i Smajlit ku u duk se topin e preki Alikaj por imazhet nuk e saktesuan nese goli eshte i Smajlit apo i Alikajt.Ndeshja ne pergjithsi ishte e nje niveli te dobet ku nuk munguan edhe disa raste konfrontimi midis lojtareve apo disa faulla te renda,te cilat albitri i sanksionoj me kartona te verdhe. Publiku ishte i paket qe me kalimin e minutave u shtua numri ne shkallet e Stadiumit. Minutat shtese nuk sollen asnje ndryshim ne rezultat.Vllaznia me kete fitore ngjitet ne kuoten e 15 pikeve dhe i afrohet vendit te 8-te qe mbahet pikerisht nga Kastrioti me 16 pike. 

Vllaznia: 1-Grimaj, 2-Smajli, 5-Rajovic, 3-Mervaljevic, 8-Djepaxhija, 7-Shtubina, 20-Nallbani (90’ 4-Sykaj), 10-Alikaj (78’ 15-Rrustemi), 18-E.Beqiri, 19-Bala, 9-Sinani (65’ 13-Hallaci), Trajner : Roland Luçi

Kastrioti: 1- Mustafa,2-Caca,6-Grizha,3-Shala,4-Teqja (46’ 5-Hoxha),13-Shameti,21-Gocaj, 7-Jusufi, 8-Abazaj, 19-Pema, 10-Roshi, Trajner : Ramadan Ndreu

Gjyqtar : Enea Jorgji

Karton i verdhe : 24’ Smajli, 58’ Sinani / 60’ Caca, 67’ Shala, 90’ Roshi

Karton i kuq : 9’ Djepaxhia

Kel Naraçi

komente