Kategoria Superiore/ Vllaznia-Kastrioti 1-0 | ||||
|
Vllaznia me ne fund arrin te marre tri pike ndaj ekipit krutan.Edhe pse kuqeblute luajten me 10 lojtare pothuajse te gjithe ndeshjen arriten te mposhtnin ekipin mik fale eksperiences.Ne minuten e 8-te te takimit gjyqtari nga Elbasani,Enea Jorgji,nxori me karton te kuq debutuesin e Vllaznise,Ari Djepaxhian,per nje faull si lojtari i fundit. Por eksperienca e lojtarve te ekipit vendas beri qe ato te arrinin ne shenimit e golit ne minuten e 37-te te pjeses pare nga nje harkim ne zone i Smajlit ku u duk se topin e preki Alikaj por imazhet nuk e saktesuan nese goli eshte i Smajlit apo i Alikajt.Ndeshja ne pergjithsi ishte e nje niveli te dobet ku nuk munguan edhe disa raste konfrontimi midis lojtareve apo disa faulla te renda,te cilat albitri i sanksionoj me kartona te verdhe. Publiku ishte i paket qe me kalimin e minutave u shtua numri ne shkallet e Stadiumit. Minutat shtese nuk sollen asnje ndryshim ne rezultat.Vllaznia me kete fitore ngjitet ne kuoten e 15 pikeve dhe i afrohet vendit te 8-te qe mbahet pikerisht nga Kastrioti me 16 pike. Vllaznia: 1-Grimaj, 2-Smajli, 5-Rajovic, 3-Mervaljevic, 8-Djepaxhija, 7-Shtubina, 20-Nallbani (90’ 4-Sykaj), 10-Alikaj (78’ 15-Rrustemi), 18-E.Beqiri, 19-Bala, 9-Sinani (65’ 13-Hallaci), Trajner : Roland Luçi Kastrioti: 1- Mustafa,2-Caca,6-Grizha,3-Shala,4-Teqja (46’ 5-Hoxha),13-Shameti,21-Gocaj, 7-Jusufi, 8-Abazaj, 19-Pema, 10-Roshi, Trajner : Ramadan Ndreu Gjyqtar : Enea Jorgji Karton i verdhe : 24’ Smajli, 58’ Sinani / 60’ Caca, 67’ Shala, 90’ Roshi Karton i kuq : 9’ Djepaxhia Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4189 |