Ravena dhe Lacio kujtojnë Brian Filipin
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Tetor 2009 16:59   Shtyp

fanella_brianNë ndeshjen miqësore të luajtur dje në stadiumin “Benelli” ndërmjet Ravenës dhe Lacios në kujtim të të ndierit Brian Filipi kanë qenë të pranishëm mbi dy mij tifozë. Shuma e mbledhur nga shitja e biletave kanë shkuar për familjen Filipi për ti ardhur sadopak në ndihmë. Skuadra e Ravenës ka hapur dhe një llogari bankare pranë “Uncicredit Banca”, për të mbledhur fonde në favor të familjes së Brianit. Lojtarët kanë hyrë në fushë me një bluze të bardhë të cilat kishin të stampuar fytyrën e të ndierit Brian. Ndeshja u fituar nga skuadra e Lacios me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Foggia, por nuk ishte rezultati ai që interesonte dje, por aspekti bamirës që kishte kjo miqësore. Drejtuesit e Ravenës falenderojnë ato të Lacios për këtë ndeshje me në krye drejtorin sportiv Igli Tare

Kel Naraci

komente