Ravena dhe Lacio kujtojnë Brian Filipin |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 08 Tetor 2009 16:59 |  |  |  | |
Në ndeshjen miqësore të luajtur dje në stadiumin “Benelli†ndërmjet Ravenës dhe Lacios në kujtim të të ndierit Brian Filipi kanë qenë të pranishëm mbi dy mij tifozë. Shuma e mbledhur nga shitja e biletave kanë shkuar për familjen Filipi për ti ardhur sadopak në ndihmë. Skuadra e Ravenës ka hapur dhe një llogari bankare pranë “Uncicredit Bancaâ€, për të mbledhur fonde në favor të familjes së Brianit. Lojtarët kanë hyrë në fushë me një bluze të bardhë të cilat kishin të stampuar fytyrën e të ndierit Brian. Ndeshja u fituar nga skuadra e Lacios me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Foggia, por nuk ishte rezultati ai që interesonte dje, por aspekti bamirës që kishte kjo miqësore. Drejtuesit e Ravenës falenderojnë ato të Lacios për këtë ndeshje me në krye drejtorin sportiv Igli Tare
Kel Naraci
 |