Kroaci/ Ferhan Hasani te Dinamo Zagreb
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Janar 2013 09:10   Shtyp

ferhan_hasani_wolsburgSipas mediave kroate futbollisti i Wolfsburgut ,Ferhan Hasani, do të jetë përforcimi i ri i Dinamo Zagrebit. Tetovari të premten do të kalojë testimet mjekësore para se të firmosë kontratën me kampionët e Kroacisë. Vetë futbollisti ende gjendet në Gjermani, ku mer terapinë pas lëndimit që pësoi në përgatitjet para fillimit të sezonit të ri, ndërsa për momentin nuk komenton situatën rreth të ardhmes së tij.

Ky lajme konfimrohet edhe në faqen zyrtare të Dinamo Zagrebit, ku presidenti Mamiç dhe trajneri Jurçiç thurin elozhe për Hasanin, të cilin e vlerësojnë si përforcim të madh për vazhdimin e sezonit. Pritet që Hasani sot të udhëtojë drejt Zagrebit, ndërsa të premten pas kontrolleve mjeksore do të firmos kontratën me gjigandin kroat.

Dinamo Zagreb do të jetë skuadra e tretë në karrierën e Hasanit, i cili para se të shkonte në Gjermani te Wolfsburgu, kaloi gjithë grupmoshat e Shkëndijës së Tetovës, me të cilët edhe fitoi titullin e kampionit dhe Super Kupën e Maqedonisë.

komente