Kroaci/ Ferhan Hasani te Dinamo Zagreb | ||||
|
Ky lajme konfimrohet edhe në faqen zyrtare të Dinamo Zagrebit, ku presidenti Mamiç dhe trajneri Jurçiç thurin elozhe për Hasanin, të cilin e vlerësojnë si përforcim të madh për vazhdimin e sezonit. Pritet që Hasani sot të udhëtojë drejt Zagrebit, ndërsa të premten pas kontrolleve mjeksore do të firmos kontratën me gjigandin kroat. Dinamo Zagreb do të jetë skuadra e tretë në karrierën e Hasanit, i cili para se të shkonte në Gjermani te Wolfsburgu, kaloi gjithë grupmoshat e Shkëndijës së Tetovës, me të cilët edhe fitoi titullin e kampionit dhe Super Kupën e Maqedonisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2075 |