HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Prishtina ruan epërsinë prej 9 pikësh ndaj Hysit
nga Yll Begu   E diel, 13 Mars 2011 18:11   pdfShtypEmail
prishtina_-ferizaj_2Prishtina ka shënuar fitore në ballafaqim me Trepçën’89, me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë. Kryesuesit e renditjes ishin më të mirë gjatë tërë takimit, por deri te goli i fitores arritën vetëm në minutën e 60-të, kur mbrojtësi Ilir Berisha reagoi më së miri brenda zonës pas harkimit të Sermaxhajt nga vija këndore dhe me gjuajtje me kokë plasoi topin në rrjetën e Manxhollit. Me këtë fitore Prishtina ka ruajtur epërsinë prej 9 pikësh ndaj Hysit, skuadër kjo e cila fitoi në duel me KEK-un, me rezultat 3:2. Futbollistët e Genc Hoxhës vuajtën shumë në këtë duel, pasi ishin pikërisht “elektricistët” ata që kaluan të parët në epërsi, me golin e Florim Berbatovcit, në minutën e 8-të. Mirëpo, një minutë më vonë barazoi Enis Zabërgja, ndërsa në minutën e 24-të Përparim Osmani kaloi vendasit në epërsi. As pas dy golave të shpejtë të Hysit, futbollistët e KEK-ut nuk u dorëzuan, pasi në minutën e 39-të barazuan me golin e Naim Kodraliut. Vuajtjeve të skuadrës llapjane i dha fund Berat Hyseni, me golin e shënuar në minutën e 74-të, që e përcaktoi edhe fituesin e kësaj ndeshjeje. Besa nuk ka arritur të marrë më shumë se sa një pikë në ballafaqim me skuadrën kampione në fuqi, Trepçën, duke barazuar 2:2 në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. Për pejanët shënuan Haxhi Zeka (12’) dhe Fitim Haliti (40’), kurse për mitrovicas Elvis Osmani (29’) dhe Enis Fetahu (32’).


Raiffeisen Superliga

Drenica-Flamurtari      2:1
Liria-Ballkani     3:0
Prishtina-Trepça'89      1:0
Besa-Trepça        2:2
Hysi-KEK-u        3:2
Vëllaznimi-Ferizaj, të hënën


busy
komente