Legjionaret / Kasami mund te veshi fanellen "kuqezi" | ||||
|
![]() Ndryshe, Pajtim Kasami disa herë është kontaktuar edhe nga seleksionuesi i Maqedonisë, Mirsad Jonuz, mirëpo ky i fundit gjithnjë është refuzuar për shkak se nuk ka dashur të vesh fanellën e këtij vendi, edhe pse familja e tij ka prejardhje nga Maqedonia. Ndërkohë edhe kombëtarja e Shqipërisë, por edhe tifozët shqiptar disa herë kanë shprehur dëshirë që sulmuesin e ri ta shohin në fanellën “kuqezi”. Aktualisht Pajtim Kasami është duke u paraqitur me sukses në ekipin e Palermos. Para se të vijë në skuadrën italiane ai kishte luajtur në skuadrën zvicerane Bellinzona, ekipin italian Lazio dhe akademinë angleze Liverpool. Duhet cekur se sulmuesi shqiptar në vitin 2009 arriti të bëhet kampion i botës me përfaqësuesen e Zvicrës (U-19). Avdyl Salihu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9676 |