Joan Andone: Deshiroj Lilen tek Dinamo |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 23 Shkurt 2011 13:18 |  |  |  | |
Tani qe kane mbetur dhe vetem kater dite nga starti i kampionatit ne Rumani, Dinamo e Bukureshtit shpreson te gjeje nje marrveshje me Andi Lilen perpara fundjaves por per sezonin qe vjen ta kene te gatshem 25 vjecarin e kombetares se Shqiperise. Trajneri i Dinamos se Bukureshtit Joan Andone dha "ok" pasi ka vezhguar disa "dvd" te ndeshjeve te mbrojtesit qe keto kohet e fundit ka kryer dhe rolin e mesfushorit ku kete sezon ai ka shenuar dhe 4 gola me Tiranen. Refik Halili nuk do kurrsesi qe Lila te largohet, por nje oferte e majme nga rumunet mund t'ja prishte mendjen presidentit dhe vete lojtarit. Por dhe me kryesorja eshte se pas disa spekullimeve nga vete drejtuesit e Tiranes qe Lila firmosi per 2 vjet te tjera gje qe rezultoi e rreme,ata kane frike se mos Lila largohet me shume zero ne qershor dhe kjo situate ben qe ata te pranojne oferten e rumuneve qe tani.
Skerdilaid Sulozeqi
 |