Gjermani/ Altin Lala, lamtumirë futbollit | ||||
|
![]() 36-vjeçari e mbyll në këtë mënyrë karrierën te ekipi i dytë i Bayern Munich, në të cilin u transferua gjatë verës që kaloi pas aktivizimit 14 vjeçar te Hannover-i. “Personalisht dua ta falënderoj Altinin dhe më vjen shumë keq që ai nuk do të jetë më në dispozicion të skuadrës. Pavarësisht moshës së Lalës, kur karriera e një lojtari merr fund për shkak dëmtimi të vjen gjithmonë keq. Ne te Bayern-i i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe gjithë të mirat për të ardhmen”, tha trajneri Mehmet Scholl në faqen e klubit bavarez. Tekniku 41-vjeçar ishte personi që këmbënguli më tepër për ta afruar Lalën te skuadra e dytë e Bayern-it, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për eksperiencën që kishte, por edhe si një shembull për yjet e rinj në “Alianz Arena”. 36-vjeçari Lala, që mban edhe rekordin me 79 prezenca në Kombëtaren shqiptare ka luajtur vetëm tre ndeshje gjatë këtij sezoni në radhët e skuadrës së dytë të Bayernit. Tashmë ai do ti nënshtrohet një operacioni në Hannover, aty ku ndodhet edhe familja e tij, e për rreth pesë muaj do të punojë për rehabilitimin e gjurit. Me tërheqen nga futbolli të Altin Lalës, përfundon karriera e një prej lojtarëve më të spikatur shqiptarë, por edhe një prej emrave me të dashur në Gjermani. Kjo për faktin se Lala luajti nga viti 1998 deri më 2012-ën vetëm me ngjyrat e një skuadre, diçka që ndeshet gjithmonë e më rallë në futbollin modern. Në 181 ndeshje të Bundesligës me Hannoverin, Lala ka arritur të shënojë vetëm një gol. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4474 |