Kupa e Shqiperise/ Bylis-Tirana 2-1 | ||||
|
Ndeshja e pare cerekfinale e luajtur ne fushen sportive Adush Muca ka perfunduar me fitoren e skuadres mallakastriote qe tani shpreson per te kaluar ne gjysemfinale. Nje loje e forte sportive me perplasje ne mesfushe dhe shume ashpersi nga te dyja skuadrat ka bere qe te mos luhet nje loje e bukur. Bylis ka kaluar ne avantazh shume shpejt. Ish futbollisti i Tiranes i dhene huazim vetem ne fund te muajit janar ka ndeshkuar ish skuadren e tij. Nje gol ne minuten e 11-te i ka dhene avantazhin e perkohshem Bylisit. Tirana nuk eshte dorezuar por ka bere te pamunduren per te barazuar. Goli i barazimit ka ardhur vetem ne pjesen e dyte ne minuten 67-te. Mesfushori i ri dhe i talentuar Sabien Lilaj me nje gjuajtje potente ka shenuar nje gol nga nje distance e larget afro 25 metra. Vendasit kane rrezikuar por nuk e kane pasur te lehte te depertojne ne mbrojtjen bardheblu. Ne minuten e 74’ gjyqtari ka dhene nje penallti fantazem te konstestuar shume nga lojtaret e Tiranes. Bylis perfiton dhe me ane te kapitenit Amarildo Dimo ne minuten e 75-te kalon ne avantazh. 2-1 perfundon kjo ndeshje ne favor te mallakastrioteve qe shpresojne te kualifikimi. Ndeshja e kthimit ne Tirane do te luhet pas dy javesh. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4210 |