Flamurtari/ Drejtuesit zgjedhin serish Gjirokastren per te luajtur me Kastriotin | ||||
|
Skuadra e Flamurtarit do te luaj per here te dyte ne Gjirokaster. Drejtuesit e Flamurtarit kane preferuar kete qytet per te zhvilluar ndeshjen e javes se trete ku do te presin Kastriotin e Krujes. Stadiumi i Flamurtarit eshte i pezulluar edhe per tre ndeshje te tjera per shkak te incidenteve te ndodhura ne sezonin e kaluar, ne ndeshjen me Skenderbeun. Vlonjatet kane ngelur te kenaqur nga kushtet e stadiumit te Gjirokastres ne takimin e pare ku fituan kunder Kamzes dhe per kete arsye nuk kane dashur te ndryshojne destinacion. Ishte diskutuar mundesia qe me Kastriotin te luhej ne Lushnje apo dhe Kavaje por ne fund eshte zgjedhur Gjirokastra.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3624 |