HOT NEWS
E hënë, 14 Shtator 2026
    Disiplina/ Gjobitet Himara per flamujt grek, pezullohet per 2 vjet trajneri Birce
    nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 05 Tetor 2011 23:05   pdfShtypEmail

    himaraKomisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka gjobitur me 150 mije leke klubin e Himares, per sjelljen e tifozeve ne ndeshjen me Butrintin (2-0) diten e shtune. Shkaku kryesor per kete gjobe, perveç incidenteve mes tifozerive, ka qene edhe shfaqja e flamujve greke ne stadium. Nderkohe,qe gjobe ka marre edhe Butrinti,  150 mije leke per incidentet e tifozeve sarandiot. Ndersa trajneri i Himares Luan Birçe, per sulm dhe dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, eshte pezulluar per 2 vjet dhe gjobitur me 250 mije leke. 
    Ndeshja mes Himares dhe Butrintit u shoqerua me incidente te shumta, kjo edhe per shkak te urrejtjes mes dy tifozerive. Ne stadium, tifozet e Himares shfaqen flamuj greke, ndersa trajneri Luan Birçe goditi anesorin, per shkak se sinjalizoi gjyqtarin kryesor Sadiku per nje karton te kuq. Kjo çoi ne nderprerjen per disa minuta te ndeshjes, e cila ne fund u fitua nga vendasit 2-0.


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit