HOT NEWS
E mërkurë, 12 Gusht 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Yll Hoxha, le Finlandën për Hysin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Dhjetor 2009 07:26   pdfShtypEmail

hoxha1Ish-futbollisti i Prishtinës, Yll Hoxha, ka lenë Finlandën për të firmosur më nënkampionët e Kosovës, Hysin nga Merdara.

Hoxha, llogaritet një nga përforcimet më të mira që ka bërë skuadra e Hysit.

Arbnor Morina, drejtor sportiv i Hysit, e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Hoxhën.

“Kemi arritur marrëveshje me Yll Hoxhën. Ai tashmë ka nënshkruar marrëveshjen dyvjeçare me skuadrën tonë”, ka thënë Morina.

Ky është përforcimi i parë në afatin dimëror i Hysit, skuadër kjo e cila është në negociata për transferimin edhe të disa futbollistëve tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Fatmir Bytyçi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit