Kupa e Kosoves/ Mësohen çiftet e 1/8 |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 28 Shkurt 2013 14:49 |  |  |  | |
Është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ku kanë dalë disa çifte mjaft interesante. Skuadra fituese e këtij trofeu në vitin e kaluar, Trepça’89, për kalim në çerekfinale do të ketë punë vështirë, ngase do të ballafaqohet me Drenicën në Skenderaj. Në Drenicë do të udhëtojë edhe skuadra kampione në fuqi, Prishtina, pasi do të ballafaqohet me Feronikelin në Drenas. Ndeshje mjaft interesante pritet të jenë edhe Hysi-Besa, Trepça-Drita dhe Hajvalia-Llamkos Kosova, ngaqë të gjitha këto skuadra synojnë të arrijnë sukses në garat e kupës. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 2 e 3 mars në orën 13:00. Çiftet e 1/8 së finales Drenica – Trepça ‘89 Istogu – Liria Ferizaj – Ulpiana Hysi – Besa Fushë Kosova – Vëllaznimi Hajvalia – Llamkos Kosova Feronikeli – Prishtina Trepça – Drita
 |