Kupa e Kosovës/ Prishtina-Ferizaj, finalja e Digitalb Kupës | ||||
|
Tashmë dihen dy skuadrat finaliste të edicionit të sivjetmë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Pas Prishtinës, e cila e siguroi finalen, të mërkurën, duke e mposhtur Fushë Kosovën 4:0, në ndeshjen e kthimit, biletën për finale për të dytin vit radhazi e ka siguruar edhe skuadra e Ferizajt, e cila në edicionin e ardhshëm do të garojë në Raiffeisen Superligë. Ferizajasit, të enjten, para tifozëve të vet kanë shënuar fitore kundër Trepçës, me rezultat 3:1. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, 0:0. Golat për ferizajasit i shënuan Qëndrim Dautaj (4’), Sead Miftari (49’-autogol) dhe Shkumbin Salihu (57’), derisa golin e vetëm për mitrovicasit e realizoi Ilmi Aliu (83’). Kësisoj, më 8 qershor në kryeqytet për trofeun Digitalb Kupa e Kosovës do të luftojnë Prishtina dhe Ferizaj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 11971 |