Duraku dhe Xhaferri te pakenaqur nga trajneri! | ||||
|
Mesfushori i Besës nga Peja, Mensur Duraku, ka thënë se, përveç tij, në përfaqësuese e meritojnë të jenë edhe bashkëlojtarët e tij, Fetim Kasapi dhe Krenar Vokshi. Ai ndihet i zhgënjyer pasi nuk ka marrë ftesë nga numri një i përfaqësueses. “Nuk kam marr asnjë ftesë. Vërtet jam i befasuar. Mendoj se e kam merituar të jam në përfaqësuese, pasi në takimin e fundit kundër Kalmarit vetëm unë dhe Papuqi kemi luajtur nga tetëdhjetë minuta. Përveç meje, në përfaqësuese kanë merituar të jenë edhe Fetim Kasapi dhe Krenar Vokshi”, ka thënë Duraku. Xhaferi: Gjithmonë jam i gatshëm për përfaqësuese Ndërsa edhe Ymer Xhaferi, që ishte në mesin e dhjetë futbollistëve më të mirë për vitin 2009, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosmarrjen e një ftese nga Bunjaku. Ai ka thënë se çdoherë është i gatshëm ta japë kontributin e tij për përfaqësuesen e Kosovës në Futboll. “Normal se e kam merituar të jam i ftuar për ndeshjen e 17 shkurtit. Megjithatë, e respektoj vendimin e përzgjedhësit. Unë jam i gatshëm të përgjigjem pozitivisht sa herë që është në pyetje përfaqësuesja jonë”, ka thënë Xhaferi, i cili në afatin kalimtar të dimrit iu bashkua skuadrës së Jaros. Me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, janë ndarë të pakënaqur edhe drejtuesit e KF Trepça dhe sulmuesi i FC Prishtinës, Astrit Fazliu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3614 |