HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Albert Bunjaku: Gjithkush është i mirepritur
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Shtator 2009 15:43   pdfShtypEmail

albert_bunjaku_kosovaDrejtuesi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, në një intervistë për “albaniasoccer.com”, ka thënë se është privilegj dhe përgjegjësi e madh për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Bunjaku është shprehur i gatshëm te jep angazhimin maksimal për të krijuar një përfaqësues të denjë. Sipas tij, më punë të palodhshme mund të arrihen objektivat e përfaqësues së Kosovës. Bunajku kërkon ngritjen e futbollit vendor, por llogarit edhe në futbollistët e Kosovës që luajnë në skuadrat e huaja. Ai thotë se Kosovën e sheh në kampionatin Evropian 2018.

“Ekziston një mundësi e vogël që Kosova, qysh në vitin e ardhshëm të jetë pjesë e garave ndërkombëtare, por kjo mundësi do të varët shumë nga faktorët tjerë si p.sh faktori politike, ku sporti nuk mund të ndikon aty, por nëse Kosova vazhdon te pranohet nga shtet e huaja deri të një numër i caktuar, atëherë presioni ndaj UEFA-së dhe FIFA-së”, ka thënë Bunjaku.

 

Albaniasoccer: Pak ditë më parë jeni zgjedhur përzgjedhës i përfaqësues së Kosovës?

Albert Bunjaku: Ndihem i lumtur që jam zgjedhur elektor i përfaqësues së Kosovës, por është edhe privilegj dhe përgjegjësi e madh të jesh në krye të përfaqësues. Nuk shoh ndonjë dallim të madh nga një ditë më parë kur ende nuk isha zgjedhur selektor. Nuk jam në presion për të arritur objektivat e rezultateve, por jam i përqendruar në objektivat e proceseve për krijimin e një skuadre të fuqishme dhe afatgjatë.

 

Albaniasoccer: Ka një kohë që keni dhënë kontribut në futbollin e Kosovës. Aktualisht sa keni njohur për futbollin e Kosovës?

Albert Bunjaku: Kontributin tim që kam dhënë gjithnjë në futbollin e Kosovës, ka qenë një obligim moral për faktin se kam mundur të ndihmoj futbollin tonë, veçmas kam ndikuar në federatën suedeze të futbollit, sepse kam pasur një afërsi të madh më drejtuesit e kësaj federate, por pasi kam qenë trajner në elitën e futbollit të këtij shteti, ka qenë më lehtë të jap kontributin tim. Kjo më ka ndihmuar edhe mua, sepse kam mësuar gjërat tjera për vendin tim siç që janë: si gjendja ekonomike, sociale, politike e tjera. Projektet e ndryshme që kam bërë për vendim tim, i kam bërë vetëm e vetëm që unë të njoh mirë realitetin e Kosovës dhe mendoj se zgjedhja ime në postin e selektorit të Kosovës, është një moment i rëndësishëm nëse dëshirojmë të krijojmë një bazë të fuqishëm për të ardhmen e sportit tonë. Futbollin e Kosovës është e pamundur që të krahasojmë më futbollin e vendeve tjera. Kombëtarja e Kosovës, asnjë herë nuk do të krahasohet më kombëtaret tjera, por kombëtarja e Kosovës, do të krahasohet më vetveten, duke shikuar se ku ka qenë vjet, e ku është sivjet dhe ku do të jetë në vitin e ardhshëm. Nëse ne krahasohemi më një kombëtare tjetër, ne nuk e dimë se si ata punojnë, prandaj ne duhet të krahasohemi më vetveten, sepse më punën tonë ne do ta dimë çka kemi bërë vitin e kaluar, e çka do të bëjmë vitin e ardhshëm.

 

Albaniasoccer: Cilat jane objektivat e juaja në kreun e bankinës se përfaqësues së Kosovës?

Albert Bunjaku: Kryesisht do të orientohem në objektivat e brendshme. Çdo gjë do të bëj më organizimin të brendshëm, një organizim të fuqishëm afatgjatë, një organizim të qëndrueshëm. Do te nisim me edukimin për kuadro të trajnerëve të ndryshëm, pastaj ngritjen e cilësisë së futbollit në ligën tonë, krijimin e kampingjeve në mënyrë profesionale, krijimin e shtabit teknik si dhe planprogramin e punës, e shumë e shumë gjera të tjera që do të ndikojnë në avancimin e lojës së futbollit.

 

Albaniasoccer: Cili do të jetë hapi i parë i juaj?

Albert Bunjaku: Hapi i parë do të jetë bashkimi i trajnerëve nga e gjithë Kosova, sepse këtë punë që kam marr unë, nuk është vetëm punë e imja, por e të gjithëve që janë përrreth futbollit, sepse të gjithë se bashku do të mundohemi të rrisim kualitetin dhe se, me rritjen e cilësisë do të përfitojmë te gjithë ne.

 

Albaniasoccer: A keni menduar për kompletimin e Shtabit Teknik?

Albert Bunjaku: E kam thënë, por po e them prapë se nuk do të ngutëm në këtë drejtim. Më duhet kohë për krijimin e Shtabit Teknik, në të cilin do të jenë të kyçur dhe ekspertë nga jashtë dhe se, finalizimi i Shtabit Teknik do të vartë edhe nga faktor të ndryshëm.

 

Albaniasoccer: Si ka qene perkrahja e FFK-së?

Albert Bunjaku: Shume e mire. E falënderoj kryetarin Fadil Vokrrin, Këshillin Profesional si dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së. Interesi ynë do të jetë ngritja e futbollit, e më ngritjen e tij do të përfitojnë: Shteti i Kosovës, ekonomia, mediet, por edhe sferat tjera të shoqërisë sonë.

 

Albaniasoccer: Do të bëni ju përzgjedhjen e lojtarëve apo si në rastet e mëhershme do të këtë ndikim nga jashtë?

Albert Bunjaku: Të gjithë ata që më njohin e dinë qëndrimin tim. Unë kam marr një vendim që të zgjedh një grup, e që mendoj se ai grup mund të më kryen punë në obligimet që kam marr përsipër. Nëse unë nuk jam i aftë të ruaj identitetin tim, atëherë do të dështoi. Asnjë herë nuk kam lejuar që dikush mund të ndikoj në përzgjedhjen tim dhe një gjë të tillë nuk do ta lejoj as tash. Vendimet do t’i marr bashkëpunëtorët e mi. Kjo është forma që kam punuar vazhdimisht dhe do të vazhdoj në këtë mënyrë punën time.

 
Albaniasoccer: Në përfaqësuesen e Kosovës, do të ketë vetëm lojtar vendor apo do të këtë edhe lojtar të Kosovës që luajnë jashtë shtetit tonë?

Albert Bunajku: Fillimisht do të mendojmë në rritjen e kualitetit të futbollit vendor. Mendoj se Kosova, do të përqendrohet në lojtar vendor, por normalisht se ne kemi edhe shumë lojtar tonë që luajnë në skuadrat e huaja, por disa nga ta janë të këqyr në kombëtaret e ndryshme. Në plan të parë do të jetë seleksionimi më lojtar vendor, ku do të jenë të grumbulluar 40 deri në 60 vet, kurse në planin e dytë do të jetë seleksionim më lojtarët që luajnë jashtë Kosovës. I Respektoj të gjithë futbollistët që luajnë jashtë Kosovës, parimisht do të kem takim me ta dhe në kohën kur ata do t’i duhen skuadrës sonë, do ta kem një liste se kush dhe kur do të jenë të ftuar.

 

Albaniasoccer: A do llogarisni në Lorik Canën, Debatik Currin, Armend Dallkun, por edhe futbollist të tjerë që kanë emër në futbollin ndërkombëtar?

Albert Bunajku: Kur them se do të ketë lojtar të jashtëm, kjo përfshinë të gjithë futbollistët që luajnë në skuadrat e huaja. Por se cili lojtar do të vendos për vetveten se a dëshiron të jetë pjesë e përfaqësues sonë. Për mua është shumë e rëndësishme që në ekip të kem lojtar të motivuar, se sa një lojtar që ka cilësi, por që nuk ka motiv të luan, prandaj çdo lojtar do të vendos për vetveten. Të gjithë ata lojtar që kanë prejardhje nga Kosova, do të jenë të mirëseardhur dhe se, dera e përfaqësues sonë gjithnjë do të jetë e hapur.

 

Albaniasoccer: Kur do të nisin sfidat për Kosovën?

Albert Bunajku: Kemi nisur më objektivat tona qysh nga dje. Kemi bërë një hap të mirë. Ekziston një mundësi e vogël që Kosova, qysh në vitin e ardhshëm të jetë pjesë e garave ndërkombëtare, por kjo mundësi do të varët shumë nga faktorët tjerë si p.sh faktori politike, ku sporti nuk mund të ndikon aty, por nëse Kosova vazhdon te pranohet nga shtet e huaja deri të një numër i caktuar, atëherë presioni ndaj UEFA-së dhe FIFA-së, do të jetë edhe më i madh, prandaj ne duhet të parapërgatitem në mënyrë më të mirë të mundshme, sepse eventualisht nëse vitin e ardhshëm do të jemi në instancat ndërkombëtar, duhet të jemi të gatshëm, në të kundërtën nëse nuk do të na lejohet të bëjmë gara, ne do të vazhdojmë procesin e zhvillimit të futbollit për më tutje. Është në pyetje botëror ne Brazil, me pas kampionati evropian në vitin 2018 që mbahet në Suedi e Norvegji, e unë e shoh Kosovën duke zbritur në një nga stadiumin në Suedi, ky është vizioni im, por ekziston dallimi në mes vizionit dhe objektivave. Vizioni është diçka që në realitet ndoshta kurrë nuk e arrihet, porse është një udhëtregues. Kurse objektivi është diçka që mund të arrihet.

 

Albaniasoccer: Si jane raportet tuaja me mediet?

Albert Bunjaku: Kritikat e medieve në adresën tim i kam përjetuar në kohën kur kam qenë pjesë e Kalmarit, kur kemi humbur 5:0 në terren tonë dhe emë të njëjtin rezultat kemi humbur edhe në udhëtim. Mediet shkruani se unë dhe trajneri ime duhet të largohem nga Kalmari. Thjesht medie është pjesë që duhet ditur me u mbajt. E rëndësishëm për mua është që Shtabi Teknik i përfaqësues, FFK, ta kuptojnë se ne jemi nisur në një rrugë të gjatë, ku do të angazhohem që të krijojmë një bazë të shëndosh dhe të fuqishme. Kjo arrihet më përkrahjen e të gjithëve, e në këtë rast edhe me mediet. Thjesht i lexojë ato medie që duhet lexuar. 


Intervistoi:

Fatmir Bytyçi                   


busy
komente