Miqesore / Kosova - Hamstadit 4-4 | ||||
|
![]() “Vërtet jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët, por edhe me vullnetin dhe energjinë pozitive të tyre. Çdo njeri nga ta meriton lëvdata për paraqitje në këtë sfidë, sepse sinqerisht kanë qenë shumë të mirë dhe janë përgëzuar nga të gjithë, e sidomos nga tifozët të cilët i kanë përshëndetur me duartrokitje të gjata. Rama e Bektashi kanë qenë vazhdimisht të rrezikshëm për portën e rivalëve, kurse Gashi ishte mjaft i suksesshëm në sulm”, ka thënë Bunjaku. Kosova luajti me ketë përbërje: Berisha, Skeraj, Papuçi, Duraku, Leci, Maliqi, Rashkaj, Bektashi, Kelmendi, Rama dhe Gashi. Ndërsa në pjesën e dytë luajtën të gjithë me përjashtim të dy portierëve, Mushica e Bytyçi. Ndërkohe për Halmstadin u paraqitën Malmkvist, Miller, Magyar, Jonson, Johanson, Savarson, Vrele, Salomonson, Anselmo, Gorlitz dhe Sise. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4813 |