HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Arben Kasollit i besohet gjetja dhe trajnimi i talenteve te portes per kombetaren Kosovare
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Korrik 2010 22:30   pdfShtypEmail

arben_kasolli_trajner_portierPuna jo e mirë që po bëhet me portierët në futbollin kosovar, po e shqetëson trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, i cili po punon për ndërtimin e reprezentacionit.

Duke parë punën e mjerueshme me portierët, Bunjaku e ka parë të rrugës që t’i ofrojë bashkëpunim trajnerit te portiereve nga Tirana me banim ne Holande, Arben Kasollit. Shqiptari ka arritur te nxjerre portiere te nivelit te larte ne Holande.

“I kam ofruar bashkëpunim Arben Kasollit, pasi futbolli shqiptar ka nevojë për të gjithë ekspertët. Duhet hartuar një koncept i modelit të punës për ngritjen e kualitet të portierëve. Në Kosovë ka pak portierë të cilët mund të numërohen me gishta dhe përvoja e Kasollit është e rëndësishme”, theksoi Bunjaku.


Arben Kasolli kur te vije ne Kosove do te kete nje takim me dy trajneret e portiereve Ahmet Beselicën e Bahri Berishën per te pare mundesine e hapjes se nje shkolle se perfaqesueses per portier.

Ai mund te merret dhe me vezhgimin e talenteve kosovar ne futbollin evropian.

Trajneri shiptar nga Tirana ka vite qe jetone ne Holande. Ai atje ka akademine “Kasolli Goalkeeping Academy” dhe stervit dhe portiere te dy klubeve holandeze, Ajax dhe Den Haag.

Para se te themelonte akademine e tij, Kasolli ka punuar ne akademinë e legjendës holandeze, Johan Cruijff , “Cruyff Court” ndërsa ishte edhe trajner i përfaqësueses U-17 të Holandës.

Si shpjegohet qe nje kombetare qe ende nuk eshte njohur nga FIFA dhe UEFA si ajo e Kosoves bene te gjitha perpjekjet per ta ngritur sa mundet futbollin dhe per te zbuluar talentet kudo ne bote, kurse si motra e saj ne Shqiperi FSHF me nje strukture dhe me fonde shume here me te larta se ajo e Kosoves nuk merr mundimin per te punesuar njerez te tille te afte ?

Kjo eshte paaftesi e drejtuesve apo mos deshire e tyre per ta cuar kombetaren kuq e zi ne nje nivel me te larte ?

Specialistet shqipetar nuk mungojne madje disa prej tyre punojne dhe kontribuojne ne ekipe shume te medha kurse FSHF merr te huaj per te drejtuar kombetaren Shqipetare qe ne kaq shume vite nuk kane zbualuar thuajse asnje talent te ri.

Dardanoz Zhilivoda

 

 


busy
komente