Prishtina - Vëllaznimi 0-0 | ||||
|
Vëllaznimi i Gjakovës, ia ka dal që në përballje më kampionët në fuqi, Prishtinën, të marr një pikë të dielën duke luajtur baras 0-0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së nëntë të Raiffesien Superligës së Kosovës në Futboll. Dështimi i radhës për Prishtinën, por pa harruar edhe rezultatet e dobët në takimet e kaluar, mund të sjellin edhe ndryshme në Shtabin Teknik, dhe se, informacioneve që vijnë nga skuadra e Prishtinës, kryetrjaneri Besnik Kollari, më shumë se kurrë është duke shqyrtuar mundësin e dorëheqjes nga ky post. Derbi i rivalëve të moçëm ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit, bazuar në rrjedhën e lojës të shfaqur në terren, mbase nuk e ka arsyetuar epitetin e ndeshjes derbi, madje rreth 3.000 tifozë kanë pritur lojë shumë më të mirë nga ky ballafaqime. Është dashur të kalojnë hiq më pak se 25-minuta lojë që të krijohet rasti i parë për shënim, në të cilin dështoi sulmuesi i Prishtinës, Ertan Hasan. Gjatë kësaj pjesë të jetë monotone edhe Maliqi i Prishtinës, kishte rast të ndryshon shifrat, por parabola e tij shkoj skaj shtyllës pingule. Lojë e nivelit të dobët është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Deri sa gjakovarët më shumë ishin të përqendruar në mbrojtjen, ndryshe, të sulmet e vendëse përfundonin pa sukses. Hasan (50), Skeraj (55’), Saliagiqi (80’, 88’), kanë mundur të shënojnë, por në të gjitha këto rasate futbollistët në fjalë nuk ishin të saktë, duke i mundësuar skuadrës mysafire që nga kryeqyteti të marr një pikë të vlefshme.  Deklaruan pas lojës: Besnik Kollari, trajner i Prishtinës: “Vëllaznimit ia urojë pikën e fituar. Ne nuk kishim fuqi të bëjmë më shumëâ€. Blerim Mula, trajner i Vëllaznimit: “Ne e arritëm qilimin tonë që në Prishtinë, të marrim një pikë. Kjo pikë është e mirëseardhur për faktin se në këtë edicion jemi në krize të rezultateve. Jam i kënaqur më angazhimin e lojtarëve, veçmas jam i lumtur që nuk u mposhtëmâ€. Prishtina - Vëllaznimi 0-0 Stadiumi i Prishtinës Shikues: rreth 3.000 Gjyqtarë: Baliu, Latifi, Agërbeshi Karton të verdhë: Maliqi (Prishtina), Mushica, Kasapi, Qerimi (Vëllaznimi) PRISHTINA: Statovci, Hasani (Saliagiq), Berisha, Sermaxhaj, Maliqi Skeraj, Llumnica (Ahmeti), Hasan, Alievski, Mustafa (Limani), Krasniqi. VËLLAZNIMI: Mushica, Tetrica, Vula, Papuqi, Kasapi, Dragusha, Gjeraj, Busha (Myrta), Gashi, Qerimi (Podrimja), Bekteshi (Juniku). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4562 |