Përfaqësuesja / Avni Pepa: Ëndrra ime ka qenë të luaj para tifozëve kosovarë | ||||
|
Mbrojtësi i skuadrës norvegjeze, IK Start, Avni Pepa është grumbulluar për herë dytë me Përfaqësuesen e Kosovës, por për herë të parë do ta ketë rastin të luajë para futbolldashësve kosovarë. “Të gjithë futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki jemi entuziast për një paraqitje të mirë. Kemi bërë stërvitjen e parë dhe sot do të kemi edhe një stërvitje tjetër ku do të mundohemi të koordinohemi më mirë në lojë. Për Renovën nuk kam njohuri se çfarë loje bën, por ne do t’i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh dhe do të japim maksimumin për t’i kënaqur tifozët si me lojë ashtu edhe me rezultat”, tha Pepa dhe shtoi: “Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendin tim dhe para tifozëve kosovarë. Shpresoj të mos i zhgënjejmë me paraqitjen tonë”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5773 |