Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka qenë i zhgënjyer për faktin që nuk arritën t’i kënaqin me lojë dashamirët e futbollit kosovar në ndeshjen miqësore kundër Renovës. “Ishte e vështirë për të treguar futboll cilësor në këtë terren të vështirë. Ne tentuam për të shfaqur lojë sa më cilësore për t’i kënaqur shikuesit, por këtë e pamundësoi terreni. Sidoqoftë, ky është realiteti i infrastrukturës sportive në Kosovë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm të shpresojmë në ditë më të mira. Loja ishte me duele të forta gjatë tërë kohës, derisa ato raste të cilat i krijuam na shkuan huq shkaku i terrenit”, deklaroi Rashkaj, i cili luan te skuadra suedeze, Halmstad.
|