Ne fokus/ FIFA diskuton për Kosovën | ||||
|
Kosova do të jetë një prej pika ku FIFA do të përqendrohet sot në mbledhjen e Koitetit Ekzekutiv. Agjensia “Associated Press” ka bërë të ditur se mes diskutimeve të shumta të parashikuara për takimin në Zyrih, do të diskutohet edhe për çështjen e statusit të Kosovës në futbollin ndërkombëtar. Gjatë muajit të kaluar, presidenti i FIFA-s, Sep Blater kishte deklaruar se ekipet kombëtare si dhe klubet kosovare mund të luajnë miqësore ndërkombëtare. Kjo do të ndodhë për aq kohë sa Kosova të njihet si shtet nga Kombet e Bashkuara, vendim që është pengesa kryesore në anëtarësimin te FIFA dhe UEFA. Qëndrimi i Blater nxiti reagimin e ashpër të Serbisë, por edhe të presidentit të UEFA-s, Sep Blater, që janë shprehur kundër Blater për këtë çështje. Vendimi më i rëndësishëm i mbledhjes së sotme të Ekzekutivit të FIFA-s pritet të jetë emërimi i prokurorit që do të hetojë rastet e korrupsionit, si edhe që do të hetojë rreth fitimit të garës nga Rusia dhe Katari për organizimin e Kupës së Botës në vitet 2018 dhe 2022. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6038 |