Perfundon stervitja 3 ditoree Kombetares | ||||
|
Të dielën ka përfunduar kampi treditorë i Përfaqësueses “A”, të Kosovës në Futboll, ku për tri ditë përzgjedhësi Albert Bunjaku me bashkëpunëtorët e tij, me përpikëri kanë zbatuar programin stërvitor të paraparë për këtë kamp. Në fokus të këtyre seancave stërvitore sipas një programi bashkëkohor të përzgjedhësit Bunjaku, në radhë të parë ishin pasimet dhe pranimet e shpejta të topit, loja sulmuese por edhe ajo në mbrojtje. Janë aplikuar edhe sistemet 4-3-3 dhe 4-3-2-1 me përparësitë dhe mangësitë që kanë këto suksese, duke u futur në debat edhe vet futbollistët. Në ditën e dytë është mbajtur edhe një këshillim mjaft domethënës me trajnerë të skuadrave elite dhe të ligës së parë që ku tema kryesore kanë qenë: Intensiviteti i lojës në futboll, rëndësia e testimeve fizike dhe si të rritet intensiviteti i lojës në ligat e Kosovës, si dhe ushtrimet e fuqisë fizike. Gjithashtu është mbajtur takim edhe me përgjegjësit (trajnerët) rajonal që do të bëjnë përzgjedhjen e futbollistëve U-15 që është një hap drejt krijimit të Përfaqësueses U-15 të Kosovës. Përzgjedhësi Bunjaku dhe bashkëpunëtorët e tij pas përfundimit të kampit janë shprehur mjaft të kënaqur me punën, disiplinën dhe vullnetin e futbollistëve për punë dhe për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3764 |