Ne fokus/ Fadil Vokrri priti vëllezërit Blendian e Ardrit Rushiti | ||||
|
Kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, ka pritur në selinë e FFK-së, vëllezërit Blendian e Ardrit Rushiti, nga Gjilani, por të cilët jetojnë dhe janë futbollistë në Lucern të Zvicrës. Vëllai i madh Bledniani është anëtar i FC”Lucern” dhe luan për grup-moshën U-18, ndërsa i vogli Ardriti luan për U-17 të skuadrës KF” Emmenbrucke”. Me këtë rast kryetari Vokrri i njohu mysafirët me angazhimin dhe përkushtimin që ka FFK-ja për grup-moshat e reja me një theks të veçantë për lojtarët shqiptarë që gjenden në mërgatë nëpër shumë shtete evropiane, sidomos Zvicra tashmë e është e njohur si çerdhe e futbollistëve shqiptarë të Kosovës që kanë bërë emër në futbollin e evropian. “Në këtë drejtim FFK-ja me kujdes është duke i përcjellur këta futbollistë dhe për këtë në uebfaqen e FFK-së është hapur një kënd i veçantë ku mund të regjistrohen lojtarët dhe talentet e rinj që gjenden në mërgatë, në mënyrë që FFK-ja të ketë një pasqyrë reale të tyre. Po ashtu FFK-ja do të përpiqet që të organizojë edhe kampe të ndryshme për të parë talentin e tyre nga afër. Në këtë drejtim që tri vite me radhë është duke u organizuar Kampi Nacional Edukativ për U-15 e ku ka pasur të përfshirë edhe shumë futbollistë nga mërgata. Ne edhe në të ardhmen do të punojmë shumë me futbollistët jashtë Kosovës, që ata një ditë të bëhen pjesë e përfaqësueseve të Kosovës”, u ka thënë Vokrri vëllezërve Rushti që po shoqëroheshin nga babai i tyre Berati. Nga ana e tyre vëllezërit Rushiti kanë falënderuar kryetarin Vokrri për këtë pritje duke shprehur admirimin e tyre se i ka pritur, siç u ka thënë babai, njëri ndër lojtarët më të mirë jo vetëm të Kosovës, por të krejt trojeve shqiptare legjenda e futbollit Fadil Vokrri. Ata kanë premtuar se do të japin gjithçka për futbollin e Kosovës dhe ëndërr e tyre është që të veshin fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që në çdo kohë t’i përgjigjen ftesës së FFK-së. Ata kanë thënë se për futbollin e Kosovës kanë mësuar nga babi i tyre dhe nga mjetet e informimit sikur edhe nga njerëzit kur vijnë këtu në Kosovë. Natyrisht ata i brengos fakti që në Kosovë mungon infrastruktura duke marrë parasysh se Kosova ka shumë talente, të cilët punojnë dhe zhvillohen në kushte tejet të vështira. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6629 |