Enis Alushi enderron te luaj me Kosoven | ||||
|
Enis Alushi qe para disa javesh eshte fejuar me futbollisten Fatmire Bajramaj, per revisten sportive gjermane Sport Bild, ka pohuar qe pos ngjitjes ne Bundesliga me 1 FC Kaiserslautern, ai ka edhe nje enderr. Qe te luaj me seleksionin e Kosoves ne ndeshje kualifikuese. Alushi qe si femije ka ikur nga Mitrovica dhe eshte vendosur ne aferesi te Siegen thote: “Kam deshire qe te luaj me Kosoven. Kosova cdo here e me shume po pranohet ne arenen nderkombetare. Kam nje deshire te madhe qe se bashku me shoket e mi ta perfaqesojme Kosoven. Dhe nese do jete mundur, ne do kemi nje perzgjedhje shume te sukseshme. Pasi, atehere do kene te drejte te vijne edhe lojtaret qe luajne per shtetet e tjera. Nga Kosova kemi shume lojtare te mire si Valon Behrami ( Napoli ) , Xherdan Shaqiri ( FC Bayern München ) dhe Granit Xhaka ( Mönchengladbach). Te shpresojme qe deri ne fund te edicionit do i plotesohen keto dy deshira, qe te kaloj me 1 FC Kaiserslautern ne Bundesliga dhe Kosova te pranohet ne UEFA!!! Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6938 |